“Lajka” ka nisur numërimin e qenve endacakë në kryeqytet

“Lajka” ka nisur numërimin e qenve endacakë në kryeqytet

Gazetare: Evi Shkopi

Ndërmarrja Publike “ Lajka” ka filluar me punën në terren për numërimin e qenve endacakë. Pavarësisht se drejtori aktual pret miratimin e dorëheqjes së tij, ky proces për të cilin të punësuarit i janë nënshtruar trajnimeve, nuk është ndërprerë. Vojslav Dimitrovski, drejtor i “ Lajkas”, thotë se në ndërmarrje është krijuar një sistem i mirë organizuar, por shpreson që pasardhësi i tij të jetë propozim nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.

“Tashmë ka filluar numërimi i qenve në qytetin e Shkupit, komuna e parë provuese është Komuna e Aerodromit, pastaj kemi bërë një aktivitet me numërimin e qenve në nivel të qytetit të Shkupit, ku kemi kaluar një trase prej rreth 30 km në për të pasur një bazë të dhënash më të madhe dhe informacion më të saktë gjatë përpunimit të të dhënave. niveli i dytë është në nivel komune, gjegjësisht do të bëjmë numërimin e qenve për secilën komunë veç e veç. Dhe niveli i tretë është në rreth 25 pika “HOT SPOT” tashmë të krijuara në qytet. Çdo ndryshim është i mirëpritur për sa kohë që rezultatet janë në përputhje me interesat e publikut dhe në rastin tonë edhe në interes të mirëqenies së kafshëve”, deklaroi Vojslav Dimitrovski- drejtor i NP “Lajka”.

Dimitrovski thotë se NP “Lajka” ka nevojë për shumë më tepër hapësira, nëse do të merreshin parasysh shifrat prej mijëra qenë endacak në kryeqytet. Kjo ndërmarrje ka nevojë për më shumë financa. Vetëm pak kohë më parë në rend dite në Këshillin e Qytetit të Shkupit ishte edhe propozimi që “ Lajka” të ndihmohet me 10 milion denarë, por ky propozim nuk mori votat e mjaftueshme.

Ashtu si “ Lajka” shumë nga ndërmarrjet publike në vend kanë mbetur pa drejtorë, pas prishjes së raporteve mes Danella Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button