Lajm i keq për Juventusin, humb lojtarin kryesor të mbrojtjes

Gleison Bremer, i cili u largua herët nga fusha, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lajpcigut, iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme në “J|Medical”, të cilat zbuluan dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë.
Siç raporton klubi bardhezi, Bremer do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. Ai pritet të jetë jashtë fushave për të paktën 6 muaj. Në vend të kësaj, Niko Gonzalez pësoi një dëmtim të shkallës së ulët në “rectus femoris” të kofshës së tij të djathtë. Ndër të parët që i dërgoi një mesazh mbështetjeje Bremerit është shoku i skuadrës Nicolo Faxhioli në rrjetet sociale.
“Unë jam me ty, sot edhe më shumë. Do të ktheheni më i fortë se më parë. Fenomen 100%. I love you”.