Lajm i keq për Realin, Xhud Belingam nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingam, ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube Lojtari 21-vjeçar i Anglisë ka pasur probleme me shpatullën e majtë që nga nëntori 2023, kur pësoi një zhvendosje të nyjës ndaj Rajo Valejkanos.

Përpjekjet për ta menaxhuar dëmtimin me lidhëse dhe rehabilitim nuk dhanë rezultatin e dëshiruar, dhe rikuperimi ka qenë i ngadaltë.

“Po humbas durimin dhe dua vetëm që kjo të mbarojë”, deklaroi Bellingam, duke shtuar se stafi mjekësor ka qenë i jashtëzakonshëm.

Real Madridi e ka mbështetur plotësisht vendimin e tij, duke theksuar rëndësinë e shëndetit dhe formës së tij afatgjatë. Klubi shpreson se operacioni do ta ndihmojë Bellingham të rikthehet në formën më të mirë dhe të vazhdojë të jetë vendimtar për ekipin. Vendimi për operacionin shihet si i domosdoshëm për të garantuar performancën dhe jetëgjatësinë e karrierës së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button