Lajm i mirë për Spanjën dhe Milanin, Morata kthehet në terren
Sulmuesi Alvaro Morata u thirr nga kombëtarja e Spanjës për dy ndeshjet e fundit në Ligës së Kombeve, pavarësisht dëmtimit të kokës në stërvitje. Madje ai nuk luajti në takimin barazuar në Kaljari.
Gjithsesi, nga Spanja vjen një lajm i mirë për Milan dhe kombëtaren iberike. Alvaro Morata ka rifilluar stërvitjen me kombëtaren e tij. në rrjetet sociale është postuar një video ku Morata shihet duke dalë në fushë me shokët e tij me mjete stërvitore.
Mbetet vetëm për t’u parë nëse sulmuesi do të jetë 100% i disponueshëm për ndeshjen kundër Danimarkës (të premten, më 15 nëntor) apo do të duhet të presë ndeshjen e dytë, kundër Zvicrës (të hënën, më 18 nëntor).
Gjithsesi, duket se ai është rikuperuar dhe do të jetë gati për të luajtur si titullar për Milan dhe trajnerin Fonseka. Një lajm i mirë ky për tifozët kuqezinj, që do të kenë në fushë sulmuesin kryesor pas 10 ditësh.