Lajme të këqia për Barcelonën, Çavi mbështet tek Ansu Fati

Më shumë lajme të këqija për Barcelonën, e cila ditët e fundit ka marrë vetëm ‘shuplaka’, si sportive, ashtu edhe jo të tilla. Robert Levandovski e përfundoi ndeshjen në Almería (të humbur 1-0) me shqetësim muskulor, ndaj mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth 15 ditë. Kësisoji, ai nuk do të jetë i sigurt për ndeshjen e së enjtes në “Bernabéu”, as për atë të së dielës kundër Valencias në “Camp Nou”.

Një humbje e madhe, pa dyshim ajo e sulmuesit polak, i cili i bashkohet asaj të Ousmane Dembélé dhe Pedri, të cilët nuk do të jenë as në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Të paktën, nuk janë të gjitha lajmet e këqia në “Can Barça”, pasi që Çavi Hernández do të rikuperojë Ansu Fati për ndeshjen e Kupës, pasi mungoi kundër Man. Junajtedit për shkak të një goditjeje në gju.

Panorama është padyshim dekurajuese, pasi dëmtimi i sulmuesit polak vjen kur skuadra ka nevojë për golat e tij më shumë se kurrë, pasi pësoi dy humbje radhazi, në Mançester (2-1) dhe Almería (1-0).

Me dy “El Cásico” përpara, skuadra katalanase mund të përfundojë duke shënjuar të ardhmen e krejt sezonit. Për ndeshjen në Kupë, Levandovski nuk do të jetë i sigurt, ndërsa pritet që të arrijë pa probleme për “El Classico” e La Liga-s më 19 mars. Për atë ndeshje pritet të kthehet edhe Dembele e Pedri, në formë të plotë sportive.

LEXO EDHE:

Back to top button