Lajme të mira nga infermieria e PSZH-së, para sfidës me Bajernin

Mbrojtësi brazilian Marknjos do të jetë në dispozicion të trajnerit Galtier për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Bajern Munihut, që luhet të merkurën në Gjermani.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja franceze “L’Equipe”. Braziliani ka patur një problem fizik me muskujt e kofshës së djathtë. Lojtari nuk do të jetë në 100% të formës, por trajneri do ta hedh në fushën e lojës në këtë sfidë delikate për sezonin e francezëve.

Bajern fitoi 1-0 në Francë ndeshjen e parë ndaj PSZH-së, ndaj trajneri Galiter ka nevojë për të gjithë lojtarët titullarë për të tentuar përmbysjen e kualifikimin. Markisnjos do të luajë duke shtrënguar dhëmbët për të ndihmuar ekipin, pasi prania e tij është e rëndësishme për skuadrën franceze.

LEXO EDHE:

Back to top button