Lajme të mira për Arsenalin, Bukajo Saka rikthehet në stërvitje

Lajme të mira për trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta. Sulmuesi anglez Bukajo Saka i është rikthyer stërvitjes për herë të parë që nga dhjetori, kur dhe u dëmtua e operua.

Rikthimi i tij në stërvitje është një shtysë e madhe për skuadrën në këtë fundsezoni, që synon të fitojë një trofe. Anësori i “topçinjve” është i dëmtuar që nga 21 dhjetori, por është i vendosur të rikthehet sa më shpejt.

Ishte vetë Bukajo Saka ai që dha lajmin e madh përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar veten sërish në fushë.

“Përshëndetje përsëri”, ishte mesazhi i sulmuesit anglez, një nga më të mirët në Premier Ligë.

Arsenali rikthehet në Premier Ligë gjatë ditës së martë, kur pret Fulham në derbin e Londrës. Nuk dihet nëse Bukajo Saka do të jetë në atë ndeshje, por mund të akomodohet të paktën në stol, për të mbështetur shokët.

LEXO EDHE:

Back to top button