Lajme të mira për Poketinjon, rikthehet 4 futbollist në stërvitje

Skuadra e Çellsit ka marrë një lajm të mirë pas humbjes në finalen e “Karabao Kup” nga Liverpulli të dielën në mesditë.

Romeo Lavia është rikthyer në stërvitjet e skuadrës londineze, siç shihet edhe nga pamjet nga seanca e së hënës të publikuara në faqen zyrtare të klubit. Belgu mezi ka gjuajtur një top për blutë këtë sezon pasi mbërriti në gusht me një dëmtim në kyçin e këmbës.

Mesfushori është paraqitur vetëm një herë për Çellsin deri më tani këtë sezon, duke luajtur për pak më shumë se gjysmë ore në fitoren 2-1 kundër Kristal Palle në dhjetor. Lavia më pas pësoi një rikthim të dëmtimit dhe që atëherë nuk ka qenë në dispozicion.

20-vjeçari iu bashkua Chelseat-it me një transferim prej 53 milionë funte plus 5 milionë funte nga Southampton gjatë verës.

Tiago Silva gjithashtu është rikthyer në stërvitje pasi pësoi një dëmtim në ijë në fillim të këtij muaji. Mark Kukurelja , i cili iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës në dhjetor, është rikthyer në stërvitjen e ekipit gjithashtu. Benoit Badiashile gjithashtu është kthyer dhe ka stërvitur me ekipin

LEXO EDHE:

Back to top button