Lajme të mira për PSZH-në para sfidës me Sitin

Paris Sen Zhermeni ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Mançester Sitit. Lajm i mirë për parisienët është se Kilian Mbape është i gatshëm dhe figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar.
Mbappe nuk u paraqit në përballjen e kampionatit francez ndaj Lensit, shkaku i një lëndimi dhe paraqitja e tij ndaj Citit u vu në dyshim.
Por, tani PSZH ka publikuar listën e lojtarëve dhe zyrtarisht Mbape do të udhëtojë në Mançester.