Lajmi i fundit nga Franca, Interi ka marrëveshje me Luis Henriken

Luis Henrike dhe Interi kanë një akord verbal. Bëhet fjalë për anësorin brazilian të Marsejës dhe jo për trajnerin e PSZH-së. Klubi italian ka lëvizur me vendosmëri të veçantë ditët e fundit për të kapërcyer konkurrencën e ashpër (Bajern, Njukasëll dhe Leverkuzen).

Kërkesa e francezëve është mes 30 dhe 35 milionë euro për 23-vjeçarin, teksa Interi nuk synon të kalojë 25 milionë dhe tashmë ka në dorë po-në e lojtarit. Kontaktet janë duke vazhduar prej disa kohësh, por thuhet se jemi në fazën e nxehtë të negociatave.

Prania e Benatia (Drejtori Sportiv i Marsejës) në San Siro të mërkurën në mbrëmje për derbin e Kupës së Italisë është një sinjal i mëtejshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button