Lajmi për arrestimin e dentistëve në Francë u bë hit për shkak të polices: Më arrestoni edhe mua

Lajmi për babë e bir stomatologë nga Franca, të dënuar me burgim për keqpërdorim, tërhoqi vëmendjen e publikut botëror. Mirëpo, duke gjykuar nga komentet në rrjetet sociale, shkak për këtë ka qenë më shumë polici që ka ndaluar babë e bir sesa shqetësimi për shëndetin e njerëzve.

Fotot e polices franceze janë bërë virale në rrjetet sociale dhe shumë kanë pyetur veten se kush është pjesëtari tërheqës i policisë franceze. Duket se është Nadine Gelassi nga Nice, e cila aktualisht punon në komisariatin e Marsejës.

@femmetigresse #police#france#fiere#liberté #égalité #fraternit ♬ Originalton – martenlou

Nadine është aktive në rrjetet sociale, por vetëm llogaria e saj TikTok ishte e hapur për publikun. Por, policja franceze vendosi të përfitonte nga popullariteti i saj i ri, ndaj “zhbllokoi” profilin e saj në Instagram, fitoi 10 mijë ndjekës të rinj brenda një dite dhe e bëri sërish “privat”.

“Më arrestoni edhe mua”, “Më vjen të bëj një krim”, “Do të shkoja në burg të përjetshëm për të”, janë vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.

Dentistët babë e bir Jean-Claude Carnot, 71 vjeç dhe Lionel Gouge, 42 vjeç, nga Marseille, Francë, janë dënuar me burgim për keqpërdorim. Djali mori tetë vjet burg, dhe babai pesë.

Ata u shpallën fajtorë për gjymtimin e qindra pacientëve gjatë gjashtë viteve. Gjykatësi tha se dyshja prezantoi trajtime sistematike që shkatërronin jetët e njerëzve, duke i lënë ata pa buzëqeshje dhe me dhimbje torturuese.

 

LEXO EDHE:

Back to top button