Lajpcigu menjëherë gjen zëvëndësimin për Nagelsmanin

Tashmë është zyrtare, trajneri i ri i skuadrës së Lajpcigu duke nisur nga 1 korriku do të jetë Hese Marsh. Trajneri 47-vjeçar do të zëvendësojë Julian Nagelsmanin, i cili do të marrë drejtimin e BaJern Munihut sezonin e ardhshëm.
Marsh, i cili aktualuisht drejton ekipin e Red Bull Salzburg firmosi me klubin gjerman deri më 30 qershor të 2023-it. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi më parë ka qënë pjesë e stafit në kohën që te Lajpcigu drejtohej nga Ralf Rangnik.