Lajpcigu vendos çmimin e mbrojtësit kroat, nxitet gara në Premier Ligë

Skuadra e Leipzigut ka vendosur çmimin e kërkuar për Joshko Gvardioll-in. Mbrojtësi kroat do të lejohet të largohet në fund të sezonit, për sa kohë që të arrijë një ofertë prej 80 milionë euro ose më shumë. Gvardioll është i kërkuar nga disa klube të Premier Ligës, duke përfshirë Liverpullin dhe Çellsin raporton “Mirror”.
Në të vërtetë, mbrojtësi ka konfirmuar se ai u bllokua nga bashkimi me Çellsin në muajin gusht dhe mbetet me shpresë për një transferim në Angli. Për Liverpullin, pretendohet se vlerësimi i Lajpcigut konsiderohet aktualisht si shumë i lartë.
Nëse “The Reds” tërhiqen nga gara, “Blutë” e Londrës, do ta kenë më të lehtë transferimin e tij, duke ditur se në verë do të bëjnë një revolucion në skuadër, duke shitur dhjetëra lojtar.