Lamelo Ball shënon vetëm 2 pikë nga 24 tentimeve nga fusha!

Basketbollistët e Klivlendit kanë regjistruar një fitore në udhëtim ndaj Sharlot Hornets me rezultatin 94:87, në një ndeshje të zhvilluar në “Spectrum Center”, e cila u shënua nga një paraqitje jashtëzakonisht e dobët e yllit vendas, LaMelo Ball.

24-vjeçari kaloi 22 minuta në parket, duke regjistruar shtatë asistime dhe pesë kërcime, por realizoi vetëm dy pikë, në një mbrëmje me përqindje alarmante të gjuajtjeve. Ball dështoi në të gjitha 10 përpjekjet për tri pikë, ndërsa nga distanca për dy pikë shënoi vetëm 1 nga 14 gjuajtje, duke humbur gjithsej 24 tentativa nga fusha.

Me një saktësi prej vetëm 6.7 për qind në gjuajtjet nga loja, LaMelo Ball hyri negativisht në histori, pasi një shifër e tillë nuk ishte regjistruar më parë nga asnjë lojtar në NBA. Më i miri në radhët e Kavalirsave ishte Donovan Mitçell me 24 pikë, po aq sa shënoi edhe lojtari më efikas i Hornets, Brandon Miller.

Pas kësaj fitoreje, Klivlend Kavaliers renditen në vendin e pestë në Konferencën Lindore me bilanc 25 fitore dhe 20 humbje, ndërsa Sharlot Hornets mbeten në pozitën e 12-të me rekord 16 fitore dhe 28 humbje.

LEXO EDHE:

Back to top button