Lamine Jamal është vetëm një hap larg rekordit të Nejmarit

Lamine Jamal, vetëm 17 vjeç, ka qenë një nga yjet e mëdhenj të sezonit për Barcelonën, por në ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Atletik Klub në “San Mamesh”, ai ka një objektiv personal shumë të veçantë: të thyejë rekordin e driblimeve të Neymarit, idhullit të tij të fëmijërisë.

Jamal ka realizuar 159 driblime të suksesshme në La Liga këtë sezon, duke u renditur i pari në këtë aspekt, përpara Dodi Lukebakio (84). Në totalin e të gjitha garave (La Liga, Ligën e Kampionëve, Kupën e Spanjës etj.), ai numëron 239 driblime të suksesshme, pikërisht aq sa realizoi Nejmar në sezonin 2016-17, i cili ishte i fundit për brazilianin me fanellën blaugrana.

Kështu, vetëm një driblim i suksesshëm ndaj Atletik Bilbao mund t’i mjaftojë Lamine Jamal për ta lënë pas Neymarin dhe hyrë në historinë e klubit katalanas me një rekord të ri në këtë aspekt.

Përkundër krahasimit me Nejmarin, Lamine Jamal është ende larg rekordeve të Lionel Messit, i cili ka realizuar: 307 driblime të suksesshme në sezonin 2014/15 (rekordi absolut); 253 driblime në sezonin 2017/18; 260 driblime në sezonin 2019/20. Këto shifra tregojnë madhështinë e Messit, por edhe rrugën që ka përpara Jamal.

LEXO EDHE:

Back to top button