Lamine Jamal kalon rekordin e Mbapes në Ligën e Kampionëve

Lamine Jamal u bë lojtari më i ri që shënon në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa Barcelona barazoi 3-3 me Interin të mërkurën. Me skuadrën e La Ligas që po humbiste 2-0 ndaj italianëve, adoleshenti u ofroi “Blaugranëve” një shkëndijë shprese në pjesën e parë duke realizuar një gol jashtëzakonisht të bukur.
Gjatë këtij procesi, ai e theu rekordin e Kilian Mbape-s që qëndronte për tetë vjet, duke e arritur atë në moshën 17 vjeç e 291 ditë. Francezi, tani pjesë e Real Madridit, e arriti këtë sukses gjatë kohës së tij te PSZH në vitin 2017, në moshën 18 vjeç e 140 ditë.
J amal luajti të gjitha 90 minutat dhe do të shpresojë ta frymëzojë Barcelonën drejt një kualifikimi në finalen e Ligës së Kampionëve kur të udhëtojë në Milano për ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.