Lamine Jamal shënon gol në “El Clasico” dhe vendos rekord të ri

Barcelona, mund të thuhet me plot gojë, që është skuadra për t’u mundur këtë sezon, me katalanasit që kanë turpëruan me rezultatin 0-4, Real Madridin, në mbrëmjen e 26 tetorit, duke i dhënë një “leksion” futbolli, skuadrës së Ançelotit.
Dopieta e Levandovskit si dhe golat e Jamal dhe Rafinjës, tronditën madrilenët në shtëpi. Ndërkohë rekordet historike të talentit Jamal nuk kanë të ndalur. Falë realizimit të sotëm, spanjolli, vetëm 17 vjeç e 105 ditë, ka parakaluar, Ansu Fati (17 vjeç e 359 ditë), duke u bërë golashënuesi më i ri në të gjithë historinë e “El Classicos”.