Lamine Xhamal, futbollisti më i ri që debuton te Barcelona

Barcelona ka fituar 3 pikw tw reja në ndeshjen kundër Real Betisit, në takimin e vlefshëm për javën e 32-të në La Liga. Ekipi katalunas triumfoi 4:0 kundër Betisit në stadiumin “Camp Nou”.

Kjo ndeshje ishte shumë e veçantë për futbollistin e ri të talentuar, Lamine Xhamal. 15-vjeçari u bë futbollisti më i ri që debutoi për Barcelonën në historikun e klubit. Xhamal u inkuadrua në fushë në minutën e 86-të në vend të mesfushorit Gavi.

Talentin e tij, Xhamal e shfaqi menjëherë në fushën e lojës kur dhuroi një pasim maestral në zonë për Dembelen, i cili nuk shënoi nga një mundësi e artë. Kjo fitore e dërgon Barcelonën në kuotën e 79 pikëve ne krye të tabelës dhe vetëm disa ndeshje larg titullit kampion në La Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button