LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LEXO EDHE:

Back to top button