Lampard, do të drejtojë skuadrën angleze….nga Championshipi

Frank Lampard është gati të rikthehet si trajner pas një pushimi njëvjeçar. Siç raporton “The Telegraph”, Lampard është gati të jetë trajneri i ri i Koventri Sitit. Ai pritet të zëvëndësojë Mark Robins i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të skuadrës.

Lampard, së fundi ishte trajner i përkohshëm i Çellsit, ku kishte zëvëndësuar Graham Potter.Koventri, aktualisht gjendet në pozitën e 17-të në Championship, ku ka gjithsej 17 pikë.

Për Lampardin, Koventri do të jetë skuadra e katërt që do të ketë nën mënaxhim, pasi që më parë kishte drejtuar skuadrat e Derbi Kauntit, Çellsit dhe Evertonit.

LEXO EDHE:

Back to top button