Landet gjermane kërkojnë lockdown kombëtar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Zyrtarët në Nordrhein-Westfalen, shteti më i populluar i Gjermanisë, thuhet se po bëjnë presion për një bllokadë kombëtare që duhet të hyjë në fuqi para Krishtlindjeve dhe të mbetet në fuqi deri në Vitin e Ri.

Akademia Kombëtare e Shkencave, ka bërë thirrje për një “bllokim të detyruar” midis 24 dhjetorit dhe 10 janarit, kur infeksionet e koronavirusit rriten dhe kapaciteti spitalor zvogëlohet.

Kjo do të rezultojë në zvogëlimin e jetës publike dhe mbylljen e dyqaneve jothelbësore.

Kryeministri i Nordrhein-Westfalen Armin Laschet, i cili është i lidhur ngushtë me kancelaren Angela Merkel, po bën presion që masat e propozuara të hyjnë në fuqi edhe më herët, sipas burimeve në kryeqytetin e shtetit Dusseldorf.

LEXO EDHE:

Back to top button