Lando Norris: Do të dueloj deri në fund me Piastrin për titullin

Pas një jave pushim, Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Montreal. Në pistën kanadeze, makina MekLaren është favorite për të fituar. Oskar Piastri dhe Lando Norris kanë betonuar dy vendet e para, duke e lënë Maks Verstapenin në -49 nga kreu.
Ndaj, në Montreal do të jetë një garë mes Lando Norris dhe Oskar Piastri, pistë ku MekLaren nuk ka fituar që nga viti 2012. Britaniku Lando Norris dëshiron të afrohet më shumë me shokun e tij të skuadrës në renditjen e pilotëve.
“Jam i emocionuar që do të kthehem në pistë. Ishte e mrekullueshme të kaloja pak kohë me ekipin në Voking javën e kaluar, ku ne ishim në gjendje të bënim një bilanc të sezonit dhe të punonim shumë për t’u përgatitur për garën e radhës”, tha Noris.
“Ndihem shumë i sigurt dhe i fokusuar për garën në Montreal. Është një mundësi e mirë për të vazhduar këtë moment pozitiv. Barcelona ishte një fundjavë e mirë, por në Kanada kam mundësi për të fituar”, deklaroi Lando Norris.