Laporta: Ajo që ndodhi në tribuna, duhet të jetë një turp i madh për ne

Pasi tifozët e Aintraht Frankfurt mbushën gjysmën e stadiumit “Kamp Nou” në ndeshjen e dytë çerekfinaleve të Ligës së Evropës, presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta foli për mediat e klubit. Aty tha se ishte për të ardhur keq që kishte kaq shumë tifoz gjermanë në tribuna dhe njoftoi se do të studiojë çfarë mund të ketë ndodhur në mënyrë që skenat si ato të djeshme në stadiumin e Barcelonës të mos përsëriten:

“Ajo që ka ndodhur në tribuna është një turp, që nuk mund të përsëritet. Duhet të përpunojmë informacionin që kemi për të ndërmarrë veprime, por është për të ardhur keq. Do të duhet të jemi më të rreptë dhe të mos lejojmë disa gjëra, ndihem i turpëruar si tifoz i Barcelonës”.

 

Laporta donte t’iu kërkonte falje anëtarëve dhe tifozëve të Barçës për numrin e madh të tifozëve të Eintrachtit që mundën t’i blinin biletat jashtë kanaleve zyrtare të shitjes:

“Jam ndier në siklet me atë që pashë në tribuna, kërkoj falje, ka qenë shumë serioze. Jemi duke përpunuar të gjitha informacionet, do të japim shpjegime. Ajo që ndodhi sonte nuk është e zakonshme dhe nuk duhej të ndodhte, ne kemi studiuar arsyet dhe do të marrim dhe masa”.

 

Përveç që foli për polemikat me tifozët e Aintraht-it, Laporta u mërzit për eliminimin e Barcelonës nga Liga Evropa.

“Nuk mund të dalim nga rruga, edhe humbja është pjesë e futbollit. Nëse është një dështim, atëherë do të mësojmë nga gabimet tona. Kjo disfatë duhet të na bëjë të besojmë më shumë në idetë tona. Nuk kemi mundur të fitojmë, kemi humbur kualifikimin dhe duhet ta pranojmë: të gjithë jemi të trishtuar dhe të zemëruar, por duhet të vazhdojmë dhe të luftojmë për La Liga-n,” tha mes tjerash Laporta.

LEXO EDHE:

Back to top button