Laporta: Do të bëjë ç’mos që të bindi Mesin të mos largohet

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta u zyrtarizua në “Camp Nou”, ku ishin shumë të ftuar, mes tyre edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi, e ardhmja e të cilit mbetet në dyshime. Laporta në sy të të gjithë të pranishmëve tha se prioritet është qëndrimi i Mesit, duke deklaruar se do bëj ç’mos që ta bind të qëndrojë.

 

 

 

“Do bëjë gjithçka që të provojë të bind Messin që të qëndrojë. Do provojmë se është lojtari më i mirë dhe kërkoj falje që të tregova para të gjithëve. Ti e di sa të dua Leo dhe sa të do Barcelona. Ne duam që t’i të qëndrosh këtu”, tha ai.

 

Gjithashtu, Laporta konfirmoi besimin e plotë te trajneri Ronald Kuman.

LEXO EDHE:

Back to top button