Laporta e pranon: Dua të nënshkruaj me Bernardo Silva

Emri i Bernardo Silva është rikthyer fuqishëm në lajmet e Barcelonës. Mesfushori me tipare sulmuese i Man. Sitit është një objektiv i vjetëri i trajnerit Çavi, i cili beson se portugezi do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e tij dhe do të ishte një lojtar diferencial, për shkak të talentit të tij, pasimeve brenda zonës dhe aftësisë për të shënuar.

Klubi katalanas e di që është e vështirë për të firmosur me të, por ata besojnë se kanë pak mundësi dhe që do të përpiqen për ta plotësuar kërkesën e Çavit. Një formulë që mund të jetë e dobishme për Barçën për të arritur të sjellin portugezin mun të jetë huazimi me blerje të detyrueshme sezonin e ardhshëm dhe një tjetër pikë e favorshme është marrëdhënia e mirë që presidenti Joan Laporta mban me agjentin Horge Mendes.

Presidenti i Barçës, Laporta, e pranoi publikisht përpara disa tifozëve që ka dëshirë të sjellë Bernardon në ekip.

“Do të doja që tani”, tha Laporta pasi u pyet nëse do e donte Bernardo silvën, duke konfirmuar se do të dëshironte ta shihte portugezin si lojtar të Barçës

LEXO EDHE:

Back to top button