Laporta: Nëse nuk fitojë, Mesi largohet nga Barcelona

Kandidati për president të Barcelonës në zgjedhjet e së dielës, Joao Laporta është i bindur se Lionel Messi mund ta zgjasë qëndrimin e tij të Barcelona vetëm nëse ai i fiton këto zgjedhje.

 

 

Laporta ka bërë të ditur se ofertat e klubeve të tjera janë të mëdha dhe Barcelona nuk mund të garojë me ato, por Mesi mund të qëndrojë për shkak të ndonjë programi fitues për të ardhmen e klubit.

“Ne nuk do të jemi në gjendje të konkurojmë me para me ofertat e tjera që Messi ka. Ajo që ai dëshiron është të fitojë përsëri. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Leon dhe ai do të vlerësojë propozimin që unë do t’i bëj. Unë jam i vetmi që mund të siguroj vazhdimësinë e tij. Nëse nuk fitoj, jam i sigurt që Leo nuk do të vazhdojë me Barcelonën.Marrëdhënia ime me familjen Messi ka qenë gjithmonë e shkëlqyeshme”, tha mes tjerash Laporta.

LEXO EDHE:

Back to top button