Laporta përjashton rikthimin e një ish trajnerit në stolin e Barcelonës

Barcelona shpreson që t’i kthejë mendjen trajnerit të vet Çavi Hernandez, i cili ka deklaruar se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i skuadrës katalanase.

Por nga ana tjetër klubi po studion dhe tregun për të mos u gjendur i kapur në befasi. Siç bëjnë me dije mediat në Francë, një nga alternativat për stolin blaugrana është trajneri aktual i PSZH-së, Luis Enrike.

Trajneri spanjoll është një ish, teksa ai ka fituar gjithçka me Barçën. Por ndërsa nga Franca ka zëra për rikthimin e tij te Barça, në Spanjë nuk e shohin kështu.

Siç ka bërë me dije e përditshmja “Sport”, në një komunikim me stafin e tij, presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta ka përjashtuar një rikthim të mundshëm të Luis Enrikes në stolin blaugrana.

LEXO EDHE:

Back to top button