Laporta: Superliga është e nevojshme, bisedojmë me UEFA-n

Presidenti i Barcelonës, Hoan Laporta ka thënë se Superliga Evropiane është e nevojshme. Superliga Evropiane u formua nga 12 gjigantë evropianë, por nëntë prej tyre konfirmuan largimin.  Barcelona nuk do largohet dhe këtë e ka konfirmuar numri një i skuadrës katalonase, që konsideron se Superliga është e nevojshme.

 

“Superliga Evropiane është e nevojshme, por fjala e fundit do jetë me shoqërinë. Jemi të hapur për dialog me UEFA-në. Besoj se do këtë marrëveshje me UEFA-në. Është e rëndësishme t’i mbrojmë interesat tanë. Kjo do jetë garë atraktive, e bazuar në talentin sportiv”, u shpreh ai.

Ditë më parë, Florentino Perez bëri të ditur se ende asnjë skuadër nuk është larguar nga Superliga Evropiane, sepse nëse largohen duhet të paguajnë.

LEXO EDHE:

Back to top button