Laporta synon trajnerin e “tripletës” me Bajern Munihun

Trajneri 58-vjeçar gjerman Hansi Flik po konsiderohet si drejtuesi i ardhshëm i Barcelonës. Lajmin e konfirmoi e përditshmja gjermane “Bild”.

Çavi do të largohet nga “Nou Camp” në fund të sezonit dhe Flik, i cili aktualisht është trajner pa skuadër, mund ta zëvendësojë atë. Flik nuk drejton një ekip që kur la detyrën si trajner i Gjermanisë në shtator. Presidenti Zhoan Laporta ka nisur kontaktet e para me Flik, një trajner i njohur për fitoren e “tripletës” me Bajern Munihun, në vitin 2020. Për këtë arsye, edhe bavarezët synojnë ta rikthejnë në stolin e tyre Flik, për të zëvendësuar Tomas Tushel.

Pra, e ardhmja e Flik mund të jetë në Katalonjë, që synojnë një trajner me përvojë dhe që ka fituar në arenën ndërkombëtare. Ai e njeh mirë edhe sulmuesin aktual Robert Levandovski, pasi kanë punuar dikur te Bajern.

LEXO EDHE:

Back to top button