Laporta takon agjentin shqiptarë të David Alabës

Pini Zahavi dhe Fali Ramadani, agjentët e David Alaba-s, ishin në Barcelonë javën e kaluar dhe u takuan me Joan Laporta, për të diskutuar mundësinë që ai të luajë me Barçën nga sezoni i ardhshëm. Laporta iu kërkoi agjentëve të prisnin, që ai të zgjidhej president, për t’i bërë një propozim zyrtar lojtarit austriak i cili, për shkak të shkathtësisë së tij, do të ishte providencial për skuadrën e Barçës.

 

Alaba mund të luajë në pozitat e qendrës së majtë, ku skudra blaugrana kanë shfaqur kaq shumë probleme në të kaluarën e afërt; gjithashtu edhe si mbrojtës i majtë, ku mund të “mbulonte shpinën” e Jordi Alba në ato ndeshje më fizike, në të cilat ky i fundit vuan në Europë. Laporta e di se nuk do të jetë e lehtë për të kontraktuar Alaba, sepse ka marrë propozime të fuqishme, të tilla si Real Madridi, ndërsa lojtari kërkon një pagë të lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button