Lara Kolturi, e shtata në Botërorin e Skive në Zalbah të Austrisë

Në pistën austriake të Zalbahut po zhvillohet Kampionati Botëror i Skive, ku për Shqipërinë garoi skiatorja Lara Kolturi. Ajo mori pjesë në garën e sllallomit gjigand, ku u rendit në vendin e shtatë.

Një tjetër paraqitje e mirë e skiatores 18-vjeçare kuqezi, që u rendit mes garueseve më të mira. Në këtë garë morën pjesë 109 skiatore dhe Kolturi u klasifikua e shtata me kohën e përgjithshme 2 minuta 26 sekonda e 21 të qindta.

Kjo paraqitje e mirë në Botëror, ku Kolturi merr pjesë për herë të parë, pason ato rezultate të mira që skiatorja kuqezi ka dhënë këtë sezon në Kupën e Botës. Ajo do të garojë edhe në garën e sllallomit pas dy ditësh.

LEXO EDHE:

Back to top button