Lara Kolturi renditet e teta në sllallomin në Austri

Në pistën austriake të Flakau u zhvillua gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski, ajo e sllallomit. Në pistë për ngjyrat kuqezi zbriti skiatorja Lara Kolturi, e cila mbylli garën në vendin e tetë pas dy zbritjeve.

Në zbritjen e parë, Kolturi bëri një gabim në mesin e garës, duke u renditur në vendin e 16-të me kohën 58”88. Në zbritjen e dytë ajo bën një paraqitje shumë të mirë, duke dhënë kohën 63”77 dhe fituar disa pozicione.

Kështu, me kohën e përgjithshme 1’52”65, skiatorja kuqezi u rendit në vendin e tetë, duke rikuperuar ndjeshëm dhe treguar një formë të mirë.

Këtë sezon, deri më tani Kolturi ka arritur të sigurojë 4 podiume në garat e Kupës së Botës.

LEXO EDHE:

Back to top button