I ftuar në “Rruga drejt…”, ministri i jashtëm Bujar Osmani u përball edhe me pyetje rreth dëbimit të diplomatit rus, për të cilin tha se ka shkelur rregullat diplomatike në bazë të Nenit 9 të Konventës së Vjenës. Osmani madje u shpreh se vendimin për ta shpallur diplomatin rus person non-grato e ka marr pas konsultave me organet tjera kompetente.
Ministria kishte konstatuar, kishte dokumentuar në procedurë, kishte shkelje të rregullave të statusit diplomatik dhe në bazë të Nenit 9 të Konventës së Vjenës mori vendimin për të shpallur persona non-grato dhe për të kërkuar largimin e tij në një periudhë prej 7 ditëve. Do të thotë se ka pasur një procedurë të cilën e ka ndjekur ministria dhe ka konsultuar organet tjera, institucionet tjera dhe janë konstatuar këto shkelje dhe në bazë të këtij konstatimi edhe kam marr vendimin për të shpallur persona non-grato”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.








