Largohet nga klubi brazilian vetëm pas dy muajve dhe katër paraqitjeve

Memfis Depaj ka befasuar të gjithë javë më parë kur vendosi të transferohet në Superligën e Brazilit. Sulmuesi holandez kishte oferta nga top klube evropiane, megjithatë ai vendosi që karrierën ta vazhdoj te skuadra e famshme braziliane Korintians. Depay ‘mund të largohet nga Korintians ‘, raporton Paulo Vinicius Kueljo i “Finances of Sport”.
Paga e holandezit vjen nga sponsori kryesor i klubit, Esportes da Sorte. Kompania është në prag të kolapsit pasi është hetuar për ‘veprimtari kriminale’ nga qeveria braziliane. Korintians mund të detyrohet të ndërpresë kontratën me Memfisin për shkak të kësaj.
30-vjeçari do të qëndrojë në klub nëse e gjen veten një sponsor të ri, por kjo duket vërtet e vështirë për momentin. Memfis iu bashkua Korintiansit, si lojtar i lirë në fillim të shtatorit. Ai ka dy asistime në katër paraqitje për skuadrën braziliane deri më tani.