Largohet Spaleti, presidenti De Laurentis ka gati 4 kandidat për ta zëvëndësuar

Тekniku Italian, Luçiano Spaleti, arkitekti i skuadrës fantastike të Napolit, i cili arriti të fitonte kampionatin italian pas 33 vitesh, do të largohet nga stoli i kampionit aktula të Italisë.

Sipas asaj që raportohet në “Corriere dello Sport”, tekniku italian nuk do të vazhdojë mandatin në stolin e skuadrës jugore, pasi dyshohet se ka prishur marrëdhëniet me presidentin De Laurentiis.

Siç theksohet, mosmarrëveshja mes dy palëve ka ardhur për planifikimin në prag të sezonit të ri, që do të thotë se Spalletti do të largohet në fund të këtij sezoni. Në fakt, lista për trajnerin e ardhshëm është tashmë gati. Emri i Antonio Kontes shfaqet në krye të listës së Napolit, i ndjekur nga De Zerbi, Gasperini dhe Vinçenzo Italiano.

LEXO EDHE:

Back to top button