Largoni menjëherë Tushelin dhe telefononi Hoze Murinjon

Humbja në shtëpi kundër Borusias së Dortmundit u dha fund shpresave të mbetura të Bajernit për të fituar Bundesligën. Kampionët në fuqi, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të sezonit, janë 13 pikë prapa Bayer Leverkusenit të vendit të parë. “Aspirinat” nuk po tregojnë shenja “lodhjeje” në marshimin e tyre triumfues drejt “Meisterschale” së parë në historinë e tyre. Në këtë skenar, ndarja në fund të sezonit mes Bajernit dhe trajnerit Tomas Tushel është e pashmangshme.

Një zgjedhje që për disa klubi bavarez duhet ta bëjë menjëherë, pavarësisht se shumë shpejt do të luajë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. Ditmar Hamann, ish-mesfushor gjerman i rritur te Bajerni, skuadër me të cilën fitoi, ndër të tjera, dy kampionate gjermane dhe dy kupa të UEFA-s, përpara se të transferohej te Liverpulli për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Ajo që ndodhi kundër Borusia Dortmundit ishte një zbulim. Drejtuesit e Bajernit duhet të pyesin veten nëse është vërtet gjëja më e mirë të lihet Tushel në stol deri në fund të sezonit, veçanërisht duke menduar për ndeshjen kundër Arsenalit?

Ka shumë trajnerë në treg, por unë do të mendoja për Murinjon. Mund të thuash çfarë të duash për të, por te Chelsea, për shembull, lojtarët e donin. Nga pikëpamja profesionale, ai është një person i jashtëzakonshëm, ” tha mes tjerash Haman në “Sky90”.

LEXO EDHE:

Back to top button