Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake
Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

Ekspertja e pastrimit Chantel Mila, e njohur në TikTok si Mama Mila, ka ndarë një metodë praktike për heqjen e njollave të vajit nga rrobat – si ato të vjetra, ashtu edhe të reja – pa pasur nevojë për fërkim intensiv.
Njollat e vajit janë veçanërisht të vështira për t’u larguar për shkak të vetive të tyre hidro-rezistente, pasi vaji nuk tretet në ujë.
Kjo i bën ato rezistente ndaj shumë pastruesve me bazë uji dhe mund të depërtojnë thellë në fijet e rrobave.
Megjithatë, nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi Chantel ka ndarë një metodë të thjeshtë me vetëm dy përbërës që ndihmon në largimin efektiv të njollave.
Përbërësit: Lëng enësh (detergjent) dhe sodë buke.
Çfarë duhet të bëni?
Vendosni një pjatë ose një sipërfaqe të fortë pas zonës me njollë;
Aplikoni një sasi të vogël lëngu mbi njollë dhe shtoni më pas edhe sodë buke mbi sasinë e detergjentit;
Lëreni për 10 minuta që masa të veprojë dhe të depërtojë në pëlhurë.
Nëse dëshironi, mund të përdorni një furçë të vogël për të fërkuar njollën në rroba. Pas 10 minutash, lajeni rrobën si zakonisht në lavatriçe.