Larja e parregullt e flokëve shkakton dhimbje të kokës

E keni dëgjuar shprehjen “më dhembin flokët”? Kjo nuk është vetëm një lojë fjalësh.

Ekziston një arsye pse flokët dhembin. Ndoshta logjika dikton që flokët nuk mund të lëndohen, por si mund të ndodhë kjo? E gjitha fillon në lëkurën e kokës dhe më pas përhapet nëpër flokë. Ju jeni 50 për qind fajtor për dhimbjen, dhe 50 për qind tjetër është trupi juaj.

Domethënë, një skalp i yndyrshëm natyral ose larja e parregullt mund të çojë në akumulimin e yndyrës në lëkurën e kokës. Kjo shkakton inflamacion dhe kruajtje, madje edhe dhimbje. Edhe nëse gërvishteni, ju stimuloni lirimin e një kimikati që do të shkaktojë inflamacion në të gjithë lëkurën e kokës. Me fjalë të tjera, në atë pjesë të kokës do të gjendet më shumë gjak, duke shkaktuar dhimbje torturuese.

Por dhimbja mund të shfaqet edhe pas larjes dhe për këtë duhen fajësuar produktet e flokëve që përdorim, sepse vajrat dhe papastërtitë mblidhen falë kimikateve nga ato produkte.

Për të parandaluar këtë dhimbje, lani flokët rregullisht dhe përdorni sa më pak produkte “mbytëse” të flokëve.

Gjithashtu, sa herë të mundeni, shmangni frizurat “të ngushta” dhe përdorni shampo që shpërbëjnë sebumin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button