Latifi: Kushte të barbarta me kundërshtarin dhe fusha të tregojë se kush është më i miri

Dueli i xhiros së 21-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës është në caktuar të sot në kompleksin e FFM-së në Shkup me fillim në orën 14:00. Para kësaj përballje, Liridon Latifi foli për sfidën derbi të javës së 21-të.

“Përkundër faktit se kemi pasur disa ndeshje shumë të vështira javë e fundit dhe ndeshjet që i kishim në Evropë, ne kemi lënë gjithçka mbrapa dhe fokusi jonë është te derbi. Ndeshje shumë e rëndësishme e cila shpresoj të mbyllet në favorin tonë.”

 

Mendoj se këto ngritjet gjithmonë të japin një motivim shtesë, sepse nuk është e lehtë që nga negativa 0:1, apo kur je duke humbur, ta kthesh ndeshjen dhe të arrish të fitosh. Është një motiv shtesë dhe shpresoj që atë motivim që kemi, nesër ta zbrazim në fushën e lojës.

 

Për ne nuk ka rëndësi se ku do të luhet ndeshja. E vetmja gjë që ka rëndësi për ne është të kemi kushte të barabarta me kundërshtarin në të gjitha aspektet, pastaj pak rëndësi ka ku luhet ndeshja. Shpresoj vetëm të jetë fushë e mirë për futboll, pastaj aty do të shihet kush çka ka për të treguar. Fusha do të tregojë kush është më i miri dhe uroj që me kushte të barabarta ekipi më i mirë ta fitojë ndeshjen”.

LEXO EDHE:

Back to top button