Latifi: Masat antiCOVID janë marrë si rezultat i situatës epidemiologjike

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, gjatë raportimit para komisionit për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19 tha se ne javët e fundit vendi ka përjetuar një ngritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me dominim të varianti Omicron. Sipas tij krahas numrit të infektuarve, numri i spitalizuarve mbetet i ulët.

Ai tha se masat që janë marr nga qeveria është rezultat i balancint të këtyre faktorëve situatës epidemiologjike në vend dhe rajon.

“Në javët e fundit ne kemi përjetuar një ngitje të vazhdueshme të numri të infektuarve me COVID-19, numri më i madh i të cilëve është shkaktuar nga varianti Omicron. Kjo nuk është diçka e re dhe e papritur vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Përkundër shtrimit të numrit të infektuarve fatbardhësisht numri i atyre që kërkojnë trajtim në spitale ende është i ulët dhe i menaxhueshëm. Ne jemi në vlerësim për çdo orë e definitivisht disa herë në ditë për situatën e përgjithshme, kapacitet humane dhe infrastrukturës spitalore që të ballafaqohet me një fluks të mundshëm prej atyre që kërkojnë ndihmë dhe shtrirje në spital. Në veçanti dua të theksoj punë e stafit profesional që deri më tani kanë dëshmuar një rezilencë të shkëlqyeshëm dhe një përkushtim të pashembullt në menaxhimin e pandemisë këto dy vitet e fundit. Masat të cilat i ka marrë MSH dhe qeveria janë rezultat i balancimit të këtyre faktorëve, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon[…]ne jemi në mes të listës një dallim i theksuar është edhe me numrin e testeve që po bëjnë ku në Rajon Kosova rendit e dyta pas Sllovenisë, me numrin më të lartë të testeve dhe detektimit të rasteve. Kosova ka më paku raste krahasuar me vendet e rajonit, dua të theksoj se gjitha vendimet që merren me çfarëdo masa janë rezultat i diskutimeve të gjata dhe të shpeshta me profesionistët shëndetësorë”, tha ministri Latifi.

Shemsedin Dreshaj nga AAK tha se karakteristik e përgjithshme të menaxhimit të situatës është reagimi post festum dhe se kishte dashur qe kjo të jetë herë e fundit qe pasi të ngritet shqetësimi të veprojmë të gjithë vendet e rajonit kanë qenë më pandeminë Omicron para neve.

Ai ka ngritur si shqetësim relaksimin e profesionistëve shëndetësor që nuk mbajnë maska dhe doreza në Klinikën Infektive dhe pagat për mjekët dhe infermierët.

Ndërsa, në përgjigjen e tij ministri Latifi u shpreh se “Është shumë shqetësues se fakti nëse ne relaksohemi. Në kujdesin intensiv kam shkuar disa here kur shkoi në shkoj asnjë relaksim sepse nuk kemi hapësirën për relaksim”.

LEXO EDHE:

Back to top button