Lautaro Martinez dërgon Argjentinën në çerekfinale

Argentina ruan ritmin pozitiv dhe siguron fitoren e dytë në “Kopa Amerika”, ndërsa mposhti Kilin me rezultatin 0-1 në takimin e dytë të fazës së grupeve. Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 88’, me Lautaro Martinez që u dha fitoren argjentinasve.

Pas kësaj përballjeje Kili renditet në vend të tretë të Grupit A, me një pikë, teksa Argjentina kryeson me gjashtë pikë.

Kanadaja merr fitoren e parë në “Kopa Amerika 2024” dhe atë e bën ndaj Perusë në takimin e dytë të fazës së grupeve. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 0-1, me Perunë që në minutën e 59’ mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Arauho u ndëshkua me karton të kuq.

Kanadezët e shfrytëzuan superioritetin numerik dhe në minutën e 74’ Xhonatan Dejvid i dha avantazhin Kanadasë. Pas këtij takimi Peruja renditet në vend të fundit me një pikë, teksa Kanadaja në vend të dytë me tre pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button