Lautaro Martinez flet për situatën me sulmuesin belg

Intervistë e gjatë për mikrofonat e “La Gazzetta dello Sport” nga Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit. Argjentinasi është ndalur më shumë te fakti që është kapiteni i ri i skuadrës dhe te situata e Lukakut.

 

“Duke mbajtur këtë shirit në krah, do të thotë të marrësh më shumë përgjegjësi brenda ekipit, brenda dhomës së zhveshjes. Unë e kam bërë gjithmonë këtë gjë edhe më parë, por tani është më ndryshe. Unë kam një qëllim, t’ju jap një dorë shokëve të skuadrës që kanë nevojë për mua.

 

Lukaku?

U zhgënjeva. U përpoqa ta telefonoja dhe ai nuk m’u përgjigj kurrë. Ai bëri të njëjtën gjë me shokët e tjerë të skuadrës. Pas kaq shumë vitesh bashkë si partner në sulm dhe miq shumë të mirë, ai më zhgënjeu. Megjithatë, ishte zgjedhja e atij”, është shprehur Lautaro Martinez.

LEXO EDHE:

Back to top button