Lautaro parakalon Vierin, tani synon rekordin e Mauro Ikardit

Me dopietën e ditës së diel, kapiteni zikaltër, Lautaro Martinez është bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në transfertë që nga sezoni 2018-2019 kur ai ka bërë debutimin me zikaltrit. Por nuk përfundon këtu, sepse tani janë 105 gola të realizuar me fanellën e Interit në Serinë A.

Kapiteni i Interit ka parakaluar Bobo Vierin dhe tani ka si objektiv Mauro Ikardin që me 111 gola mban vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit për golashënuesit e Interit në të gjitha kohërat në kampionat.

Argjentinasi është shndërruar në një lider për skuadrën e Interit në vitet e fundit dhe për këtë arsye rinovoi kontratën deri në vitin 2029 me skuadrën zikaltër.

LEXO EDHE:

Back to top button