Lavrov: Një paqe e ftohtë është më e mirë se një luftë e ftohtë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një takim dypalësh me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoglu tha se një paqe e ftohtë do të ishte më e mirë se një luftë e ftohtë, raportojnë mediat ruse. Takimit mes dy ministrave i parapriu takimit trepalësh me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmitry Kuleba. Pas tre raundeve të negociatave ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase, për herë të parë që nga fillimi i përleshjeve ushtarake, ministrat nga të dyja vendet janë ulur në një tryezë të përbashkët.

Çavusoglu, duke zbuluar detaje se si e organizoi takimin në Antalia, tha se pala ukrainase kishte insistuar që ai të mbahej mes dy presidentëve, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.

Sipas raportimeve të mediave, varësisht nga rezultatit i takimit Lavrov-Kuleba, do të dihet se kur do të zhvillohet raundi i katërt i negociatave ndërmjet delegacioneve të dy vendeve.

 

LEXO EDHE:

Back to top button