Lavrov paralajmëron Perëndimin: Furnizimi i Ukrainës me armë është i rrezikshëm

Lavrov paralajmëron Perëndimin: Furnizimi i Ukrainës me armë është i rrezikshëm

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar Perëndimin se dërgimi i armëve në Ukrainë është një “rrugë e rrezikshme për t’u ndjekur”. Ambasada e Rusisë në Londër ka postuar një mesazh mjaft të çuditshëm nga ministri i jashtëm i vendit Sergei Lavrov, sipas skynews.

Rikujtojmë se Lavrov takoi mëngjesin e sotëm  homologun e tij në Turqi për të diskutuar një plan për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas.

Por tani këtë postim të çuditshëm në Twitter, ai duket se po paralajmëron Perëndimin për furnizimin e Ukrainës me armë.

“Ukraina është duke u “përmbytur’ me armë dhe pajisje të rënda,” tha ai.

Ai vazhdon duke e përshkruar masën si një “rrugë të rrezikshme”, duke paralajmëruar se shumë ukrainas do të vdesin si rezultat i kësaj.

LEXO EDHE:

Back to top button