Lazio mund të rikthejë Hysajn në ekip, shkak bëhen dëmtimet

E ardhmja e Elseid Hysaj mund të marrë një kthesë të fortë në këto ditë të para të janarit.
Anësori kuqezi është me një këmbë jashtë Lacio-s, nuk është në planet e trajnerit, por situata e rënduar me dëmtimet mund të ndryshojë totalisht këtë histori.
Sipas “Corriere dello Sport”, Lacio po vlerëson mundësinë për të rikthyer Hysajn në skuadër pasi kanë mangësi në prapavijë.