LDSM e BDI pa marrëveshje për zgjedhjet, Kovaçevski: Është herët, zgjedhjet nuk janë shpallur

LDSM e BDI pa marrëveshje për zgjedhjet, Kovaçevski: Është herët, zgjedhjet nuk janë shpallur

Gazetar: Lluka Andreev

Ka bisedime, por nuk ka marrëveshje përfundimtare, kështu thotë kreu i LSDM-së Kovaçevski për listat e mundshme të përbashkëta parazgjedhore me BDI-në dhe partitë tjera të koalicionit. Kreu i LSDM-së thotë se është duke biseduar me të gjithë ata që, siç tha, e ndajnë vizionin për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ai shtoi se partia e tij tashmë e ka formuar shtabin zgjedhor dhe është herët për të përcaktuar rezultatin e bisedimeve me partitë e tjera sepse zgjedhjet ende nuk janë shpallur.

“Procedura për kandidimin e kandidatëve për president shteti, për deputetë po ashtu është duke u zhvilluar dhe po zhvillohet në përputhje me dinamikën e miratuar, në përputhje me Rregulloren dhe orarin e Këshillit Qendror”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së.

Në ndërkohë, partia e Kovaçevskit akuzoi VMRO-në se është ulur në qeverinë teknike të udhëhequr nga Xhaferi kurse shtiren se nuk janë pjesë e saj. Sipas socialdemokratëve, lideri i opozitës Hristian Mickoski nuk ka pasur as qëndrim e as kapacitet për të marrë ndonjë vendim.

VMRO DPMNE akuzoi se me Qeverinë teknike një dezertor është zëvendësuar me një tjetër. Sipas opozitarëve, LSDM-ja ia ka dhënë Maqedoninë dhuratë BDI-së dhe Ahmetit.

“Nuk kanë fund poshtërimet e Kovaçevskit në dëshirën e tij për pushtet. Ai i lutet komandant Forinës dhe Ahmetit që ta mbështesin Stevo Pendarovskin dhe të kenë lista të përbashkëta. Kovaçevski jep gjithçka për pushtet. Me Kovaçevskin, LSD dhe BDI, Maqedonia çdo ditë është më pak”, tha Mile Lefkov – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Partia e Mickoskit kritikoi edhe faktin se deputetët e LSDM-së e votuan Xhaferin për kryeministër, edhe pse paraprakisht kishin paralajmëruar se nuk do të votojnë për qeveri teknike që nuk do të ketë përkrahje nga VMRO DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button