Lea Seydoux tregon për presionin e të qenit grua në Hollywood

Lea Seydoux tregon për presionin e të qenit grua në Hollywood

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, më prejardhje franceze, Lea Seydoux, ka thënë se nuk ndjehet rehat nga presioni i të qenit grua në Hollywood, kur krahasohet me industrinë e filmit në Evropë.

38-vjeçarja ka deklaruar se gratë në Hollywood vazhdimisht janë nën presionin e të dukurit bukur, duke u munduar të mbajnë veten deri në maksimum në mënyrë që të marrin role të reja, ndërkohë që ky presion nuk ndodh në industrinë evropiane të filmit.

“Industria e Amerikës është e vrazhdë me gratë. Gratë atje e kanë të vështirë të plaken. Nuk dua të vijë në atë pikë që të kem frikë të plakem e të mos jem e dëshirueshme e të humb kontratën time. Në Amerike kur bëhet fjalë për të bërë para, e humbet lirinë. Nuk ndjehem rehat si grua që i duhet të jetë non-stop perfekt. Të jesh një grua në ekran është më e lehtë në Evropë”, ka thënë aktorja për revistën “Harper’s Bazaar”.

Lea është pjesë e kastit të filmit të ri të regjisorit Denis Villeneuve, “Dune: Part Two”, dhe ajo ka reflektuar mbi eksperiencat e saj të të qenit aktore e roleve kryesore në Francë, e aktore e roleve dytësore në Amerikë.

“Jam e kënaqur me pjesët që më janë dhënë të luaj në film. Nuk jam e frustruar. Është e vështirë për dikë që nuk është totalisht amerikan për të udhëhequr një film Hollywoodi”, ka thënë Lea.

Sa i përket famës, ajo ka thënë se nuk është një ndër personat që menjëherë e njohin në publik.

“Jam e famshme, por shumë njerëz nuk më njohin. Mund të shkoj lirisht në autobus apo tren dhe askush nuk më njeh”, ka thënë aktorja.

Lea Seydoux njihet për rolin si njëra nga vajzat e “Bondit”, Madeleine Swan, në filmat e mirënjohur “James Bond 007”, si “Spectre” e “No Time To Die”.

LEXO EDHE:

Back to top button