Leao dërgon sinjal Milanit: Në kombëtare ndihem në nivelin më të lartë
Sulmuesi portugez i Milanit, Rafael Leao, duket se ndihet një njeri krejt ndryshe kur luan në kombëtaren e Portugalisë. Këtë gjë ai e konfirmoi në një deklaratë pas rikthimit nga kombëtarja, pas barazimit 0-0 ndaj Skocisë.
Numri 10 i kuqezinjve kishte marrë udhëzime të rëndësishme nga trajneri Roberto Martinez që të përpiqej të zgjidhte ndeshjen.
“Ai më kërkoi thellësi dhe të luajë ballë për ballë me portën, të luaja lojën time për të krijuar mundësi. Trajneri donte që unë të bëja lëvizje të thella me dhe pa top. Më pëlqen kur luaj në kombëtare, e ndjej që jap maksimumin tim, pasi trajneri ka shumë besim tek unë dhe kjo është thelbësore për lojën time. Në kombëtare ndihem në nivelin më të lartë kur luaj, pasi aty ndjej mbështetjen e të gjithëve”, tha sulmuesi portugez.
Në këtë mënyrë aii dërgon një mesazh të qartë trajnerit Fonseka dhe skuadrës kuqezi, ku është kritikuar shpesh së fundi.