Leao, gol më i shpejti në Top 5 në Evropë

Rafael Leao shënoi gol për Milanin në terrenin e Sasuolos për vetëm 6.76 sekonda nga fillimi i takimit. Goli i regjistruar u bë menjëherë goli më i shpejtë i shënuar në Seria A të Italisë, mirëpo mediat italiane sot raportojnë se behët fjalë për golin më të shpejt në Top 5 kampionatet më të mirë në Evropë. Deri më tani nuk ka shënuar askush një gol brenda 7 sekondave.

Në vendin e dytë renditet Hozeba Lorente nga La Liga, që shënoi gol për Valadolidin për 7.22 sekonda. Pas tij është Shejn Long nga Sautemptoni për golin më të shpejtë në Premierligë, me kohë 7.69 sekonda. Golin më të shpejtë në Francë është  shënuar nga Mishel Rios, për 8 sekonda, ndërsa në Bundesligën gjermane, ky çmim i takon Kevin Volandit, që shënoi gol në vitin 2015, për vetëm 9 sekonda lojë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button